Escobar tregon a u rrezikua siguria kombëtare me aksionin në veri

Aktuale

Escobar tregon a u rrezikua siguria kombëtare me aksionin në veri

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 16:06
Gabriel Escobar

Zv.ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, ka mbajtur sot një konferencë për media përmes platformës ‘Zoom’, ku ka folur për arritjen e marrëveshjes së fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel pas situatës së krijuar në veri të vendit si rezultat i vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave.

Në këtë konferencë Escobar i është përgjigjur pyetjes, nëse është e vërtetë që Kosova ka rrezikuar sigurinë kombëtare me aksionin në veri, meqë ka pasur raportime se një gjë e tillë i është kumtuar presidentes Vjosa Osmani nga zyrtarë të Departamentit të Shtetit Amerikan.

Escobar ka thënë se nuk dëshiron që të komentojë për komunikimet diplomatike.

“Nuk do të komentoj për komunikimet diploamtike. Por kemi pasur komunikim të ngushtë me qeveritë në Beograd dhe Prishtinë. Dhe kemi bërë thirrje për koshiencë dhe përmbajtje nga dy palët, dhe të dy palët ashtu kanë bërë. Ideja ishte të silleshin negociuesit në Bruksel për të pasur një marrëveshje, një marrëveshje të menjëhershme, për të gjetur më vonë një zgjidhje më të qëndrueshme. Mendoj se rezultati i këtyre bisedimeve ishte shumë i suksesshëm”, ka thënë Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat