Reagon ashpër Saim Tahiraj: Këto janë vetëm fillimi i ofensivës Bolshevike për ta zhvendosur Kosovën në rrugëtimin drejt SHBA-së

Aktuale

Reagon ashpër Saim Tahiraj: Këto janë vetëm fillimi i ofensivës Bolshevike për ta zhvendosur Kosovën në rrugëtimin drejt SHBA-së

Nga: N.Sh Më: 1 tetor 2021 Në ora: 01:07
Edi Rama, Rexhep Qosja dhe Albin Kurti

Bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj ka reaguar përmes një postimi në Facebook, për marrëveshjen për targat në Bruksel të cilën e quan të dëmshme dhe refuzimin e projektit amerikan për gaz përçuesin.

Tahiraj thotë se këto zhvillime që po ndodhin nuk janë rastësi, por janë të koordinuara nga boshti Bolshevik.

Ai thotë se këto janë veç fillimi i ofensivës Bolshevike për të zhvendosur Kosovën nga rrugëtimi i saj drejt BE-së.

Ai ka pyetur edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun se çfarë iu deshtë të kërkojë takim në mbështetje të mashtruesit bolshevik?

Reagimi i plotë:

Të gjitha këto zhvillime në ditët e fundit nuk janë rastësi por të koordinuara mirë nga boshti Bolshevik.

Kosova përjetoj humbje në disa drejtime; marrëveshja e dëmshme për Kosovën në Bruksel, refuzimi i projektit Amerikan për gaz-përçuesin dhe disa të tjera!

Këto janë vetëm fillimi i ofensivës Bolshevike për ta zhvendosur Kosovën nga binaret e veta të sigurta në rrugëtimin drejt SHBA dhe perëndimit dhe vendosjen e sajë në binaret e fatalitetit drejt Lindjes.

Kryetar Abdixhiku kujdes me veprimet tuaja në përkrahje të këtij boshti! Çfarë tu deshtë të kërkoje takim në mbështetje të këtij mashtruesi bolshevik?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat