Mustaf Tahiri pranon zyrtarisht detyrën e kryetarit të Gjykatës

Aktuale

Mustaf Tahiri pranon zyrtarisht detyrën e kryetarit të Gjykatës

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 09:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në ambientet e Gjykatës Themelore në Ferizaj, sot zyrtarisht gjyqtari Mustaf Tahiri, ka pranuar detyrën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të cilën detyrë ia dorëzoi u.d. kryetari i gjykatës Sahit Krasniqi.

Njoftimi për media:

Me këtë rast kryetari i zgjedhur Mustaf Tahiri, ka falënderuar Krasniqi për kontributin e tij të dhënë gjatë kësaj periudhe të udhëheqjes së gjykatës më ushtrues detyre.

Kryetari Tahri me këtë rast u zotua se gjatë mandatit të tij pesë (5) vjeçar, pavarësia gjyqësore, profesionalizimi, paanshmëria, integriteti, rritja e performancës dhe rritja e besueshmërisë së publikut, do të trajtohen me prioritet dhe mënyrë të barabartë sipas ligjeve në fuqi, me të vetmin qëllim, arritjes së një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe llogaridhënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat