E quajti “hut” kundërkandidatin, arsyetohet Lladrovci

Aktuale

E quajti “hut” kundërkandidatin, arsyetohet Lladrovci

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 22:49
Ramiz Lladrovci

Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Ramiz Lladrovci, pasi e quajti kundërkandidatin e tij, Driton Ajazin, “o hut”, u ankua për kohën e shkurtër të replikës.

Lladrovci fillimisht shprehi keqardhje për mënyrën si u zhvillua dhe si u mbyll debati. Kjo për shkak se sipas tij, nuk pati kohë mjaftueshëm për t’u përgjigjur në çdo cështje.

Tutje, Lladrovci premtoi padi për shpifje pas zhvillimit të debatit në T7.

Më poshtë gjeni reagimin e Lladrovcit:

Qytetarë të komunës së Drenasit,

Shpreh keqardhje për mënyrën si u zhvillua dhe si u mbyll debati në T7.

Nuk është hera e parë që mungon koha e duhur për t’iu përgjigjur çdo gënjeshtre në debat.

Më vije keq, por heshtja e zhurmuesve ishte mënyra e vetme për ta thënë të vërtetën.

Radhës së padive për shpifje, nga ky emision, do t’i shtohet edhe një.

P.S.

Për njërin nga zhurmuesit, me çështje të shpifjes nuk ka të bëjë prokurori i shtetit, e ftoj ta lexojë aktgjykimin e gjykatës.

Me nderime,

Ramiz Lladrovci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat