Largimi i bllokadave, provokojnë protestuesit në veri

Aktuale

Largimi i bllokadave, provokojnë protestuesit në veri

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grup i protestuesve serbë janë duke brohoritur "Serbia,Serbia".

Derisa disa prej tyre kanë filluar të largojnë barrikadat nga rrugët që qojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Situata është e qetë, ndërsa KFOR dhe Njësia Speciale po vazhdojnë të qëndrojnë në vendkalimet kufitare.

Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin.

Megjithatë, rrugët pritet të lirohen sot, sipas marrëveshjes që është arritur para dy ditësh në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat