Ironike/Reagon Demi: Ata që kërkonin termocentral qymyri, tani me injorancë kërkojnë termocentral gazi

Aktuale

Ironike/Reagon Demi: Ata që kërkonin termocentral qymyri, tani me injorancë kërkojnë termocentral gazi

Nga: G.B Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:47
Agron Demi

Agron Demi nga shoqëria civile ka reaguar ndaj atyre që po kërkojnë të ndërtohet termocentrali i gazit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është ironike se si të gjithë ata që me ngulm i kritikonin qeveristë se nuk po e ndërtojnë termocentralin e ri me bazë qymyri, tani me injorancë e këmbëngulje tash kërkojnë (pa parë asnjë studim) që të ndërtohet një termocentral gazi, me një kosto ende të paspecifikuar, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se huqja po i bën më agresiv, në vend se t’i bëjë më të matur.

Postimi i plotë:

Ironike: të gjithë ata që me ngulm kritikonin qeveritë përse nuk po e ndërtojnë termocentralin e ri me bazë qymyri, me kosto shumë të lartë e me dhjetëra shkelje ligjore, janë po të njëjtit që me të njëjtën injorancë e këmbëngulje tash kërkojnë (pa parë asnjë studim) që të ndërtohet një termocentral gazi, me një kosto ende të paspecifikuar!

Në vend se huqja me i ba ma të matur, po i bën ma agresiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat