Pacolli vizitoi Thaçin, Veselin e Selimin në Hagë, vjen reagimi nga Haziri

Aktuale

Pacolli vizitoi Thaçin, Veselin e Selimin në Hagë, vjen reagimi nga Haziri

Nga: A.M. Më: 5 tetor 2021 Në ora: 19:48
Hashim Thaçi, Kadir Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar sot se ka  vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin në Hagë.

Lidhur me këtë vizitë ka reaguar kandidati i LDK-së për asamble të Obiliqit, Nexhat Haziri.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Në Hagë nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës as misioni i saj, por vetëm individët, miqtë tuaj të biznesit”.

Postimi i plotë:

PËR BACIN !

Lideri i AKR-së dhe  ish-presidenti i Kosovës, për pak ditë, Behgjet Pacolli i pasaka vizituar të akuzuarit në Hagë, Thaçin, Veselin e Selimin, dhe përmes një statusi në rrjetin social, ai duke e bërë njoftimin për këtë vizitë, t'mbushet mendja se që nga Haga e deri n”Prishtinë se paska ndalë vajin.

Baci (mos ma përzini me balin Hasan), edhe ashtu me “vaj n’buzë” për mungesën e ish-miqve, siç shprehet në shënimin e tij, bukur shumë iu ka vështirësuar tygjarllëku. Dorën n‘zemër, ata edhe i kanë marrë, por edhe i kanë dhanë, siç thotë një fjalë: “Mirë anej e mirë k’nej”

Behgjet Pacolli, “zemërthyer” nga Haga, ndër të tjera paska shënuar:

PACOLLI : Historinë e kanë shkruar edhe ata që sot janë në Hagë dhe shumë të tjerë në Kosovë, por me logjikën e sotme pavetëdijshëm po bëheni aleat i Beogradit në luftën kundër UÇK.

-Bac, kush ishin e janë aleatët e Beogradit, a ishte i tillë Enver Maloku, Kol. Ahmet Krasniqi, Ilir Konushevci, Ismajl Berbatovci, Ismet Rrahmani, Haki Imeri,Komandant Drini,  Xhamajl Mustafa, Shaban Manaj, Shefki Popova, Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyqi, Ismet Rraci, Kol. Tahir Zemaj, Bekim Kastrati, Besim Dajaku, e shumë të tjerë  te vrare gjatë dhe pas periudhës së luftës, me të vetmin faj të tyre që ishin bashkëpunëtorë të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës dhe aktivist të LDK-së. A ishin dhe a janë aleat të Beogradit të burgosurit dhe të maltretuarit nëpër burgjet e UÇK -së, apo te ashtuquajturat "Qendrat e Ndalimit" si Zllashë, Likovc, Kleçkë, Kravasari, Lladrovc, Cahan t’Hasit, Burrel, Kukës, disa u vranë dhe i zhduken. A është aleate e Beogradit, Doruntina e Enverit, Rilindi i Smajlit që kërkon një varr për babain, Beriana e Xhamajlit, Trimja e Smajl Hajdarajt, Shkëmbi i Shabanit,  e familje të të vrarëve të tjerë, që kërkojnë drejtësi për gjithë këto vite.

PACOLLI: Është momenti i fundit që Shteti i Kosovës të merr përgjegjësi dhe ne të bashkuar të mbrojmë historinë tonë, luftëtarët tanë të lirisë dhe të ardhmen e këtij vendi.

-Bac, pse Shteti i Kosovës nuk mori përgjegjësi për zbardhjen e vrasjeve të lartpërmendura, Pse nuk fole kurrë, e nuk kërkove kurrë nga ata që sot i vizitove në Hagë, dikur i kishe edhe aleat politik në koalicione qeverisëse, për drejtësinë e munguar për vrasjet politike në Kosovë. A ndërtohet e ardhmja e vendit mbi vrasjet e Xhemajl Mustafës e të tjerëve. A nuk ishin edhe Enver Maloku dhe të tjerët luftëtarë të të lirisë

PACOLLI: Në Hagë nuk janë individët të akuzuar, por Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

-Bac pse po tenton të mashtrosh, për të thënë më but', e mos me t’thënë se po rrenë. Në Hagë nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës as misioni i saj, por vetëm individët, miqtë tuaj të biznesit. Misioni i UÇK-së ishte liria e Kosovës, mision i pranuar nga populli dhe nga aleatët tanë perëndimor sic janë SHBA e NATO,. Por, jo të gjithëve nën emblemën e  UÇK-se, sidomos ata te te ashtuquajturit SHP, e kishin këtë mision, atyre nuk iu mjaftoi liria e Kosovës, por deshën të ishin të vetmit sovran të lirisë, për t’ia dhënë popullit me këste, vetëm aq sa donin ata. Pra në Hagë po gjykohen individët, jo UÇK-ja

Dhe krejt në fund, bac, si mund të jenë aleat të Beogradit, ata që kërkojnë drejtësi, e të jenë kundërshtar apo armiq të Serbisë, “nanës t’keqe t’Kosovës”, ata që vallëzuan në shatorin e diktatorit Gadaf, mikut dhe aleatit t’kasapit Millosheviq.

Drejtësia duhet dhe do  të ndodhë, e ti bac s’mund të bëhesh pengesë e saj (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat