Tomë Gashi: Nëse kisha qenë qytetar i Mitrovicës, një miliard për qind e kisha votu Agim Bahtirin

Aktuale

Tomë Gashi: Nëse kisha qenë qytetar i Mitrovicës, një miliard për qind e kisha votu Agim Bahtirin

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 23:23
Tomë Gashi

Në emisionin ‘Pressing’, analistët dhe dy zyrtarët e PDK-së, Abelard Tahiri dhe Bernard Nikaj po diskutojnë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Avokati Tomë Gashi e ka përkrahur hapur kandidatin e VV-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtirin, për të cilin tha se po të ishte qytetar i Mitrovicës do ta votonte Bahtirin.

“Nëse kisha qenë qytetar i Mitrovicës, definitivisht 1 miliard për qind e kisha votu Agim Bahtirin”, tha Gashi.

Ai madje shtoi se Bahtiri e ka mbështetjen e plotë të Qendrës të VV-së dhe beson që i ka gjasat që të fitojë për të tretën herë.

“VV-ja nuk ja harron atë që për me kalu në VV e ka lon AKR-në”, shtoi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat