Borrell pas takimit me Kurtin ka një thirrje për Kosovën e Serbinë

Aktuale

Borrell pas takimit me Kurtin ka një thirrje për Kosovën e Serbinë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 18:34
Josep Borrell

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Kjo pas marrëveshjes së javës së kaluar, që u arrit në Bruksel.

“Me Albin Kurtin diskutuam për marrëveshjen e javës së kaluar midis Beogradit dhe Prishtinës, një hap i rëndësishëm i cili ka nevojë për zbatim.

Tani i bëj thirrje të dyja palëve të intensifikojnë punën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme që normalizon marrëdhëniet brenda #Dialogut të lehtësuar nga BE- ja”, ka shkruar Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat