Kelmendi: Avni Çakmaku - kandidati më i mirë për kryetar të Prishtinës!

Aktuale

Kelmendi: Avni Çakmaku - kandidati më i mirë për kryetar të Prishtinës!

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 19:53
Gëzim Kelmendi

Në vitin 2017 kur Avni Çakmaku kishte kandiduar për kryetar të Prishtinës, ishte ballafaquar me fjalë fyese dhe rrugaçërie nga ish-mbështetësit e Shpend Ahmetit, të cilët sot janë deputet të VV-së në parlament.

Këta deputet në vitin 2017 ia mbanin " zhagin " Shpendit, por në momentin kur Shpendi iku nga VV-ja, këta deputet i shkuan në zyre Shpendit dhe e kërcënuan.

Kjo është gjuha dhe kultura e tyre.

Por Avni Çakmaku nuk u dorëzua. Avniu sot përsëri është kandidat për kryetar të Prishtinës. Avniu përveç shkollimit superior si magjistër, ai ka disa vlera të cilët nuk i kanë kandidatët tjerë. Vlerat fetare që i ka Avniu, janë garantuesi kryesor që duhet t'i ketë një kryetar komune.

Që 22 vite pas luftës, si udhëheqësit e shtetit ashtu si edhe shumica kryetarëve e komunave kanë qenë të zhytyr në afera të ndryshme korruptive dhe denigruese.

Pse?

Ngase nuk i kanë vlerat që i ka Avniu, nuk i respektojnë mësimet hyjnore të Fesë.

Të dashur qytetar të Prishtinës, para vetes keni Avni Çakmakun, keni një kandidat që dallon nga të tjerët, edhe në shkollim edhe edukim.

Jepjani këtë mundësi Avniut, do ta kuptoni shumë shpejtë se e keni bërë zgjedhjen e duhur.

Votoni Avni Çakmakun për kryetar të Prishtinës.

Votoni kandidatët për asamble nga Partia FJALA.

Gëzim Kelmendi

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat