Policia jep detaje: Të arrestuarit e djeshëm për fajde blinin prona të paluajtshme dhe të luajtshme në vlera të larta

Aktuale

Policia jep detaje: Të arrestuarit e djeshëm për fajde blinin prona të paluajtshme dhe të luajtshme në vlera të larta

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 09:51
Policia

Një aksion i gjerë policorë është realizuar gjatë ditës së djeshme nga Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, saktësisht nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike.

Operacioni rezultoi i suksesshëm teksa u arrestuan dy persona të dyshimtë, gjatë bastisjes në lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.

Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës janë dhënë detaje shtesë, ku është theksuar se të dyshuarit me paratë me fajde kanë blerë prona të paluajtshme dhe të luajtshme.

Fushë Kosovë (NN) 2018/2019 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se nga viktima të ndryshme kanë marrë para në vlera të larta me fajde, me të cilat para kanë blerë prona të paluajtshme dhe të luajtshme. Si prova materiale, janë konfiskuar para të gatshme, dy telefona mobil dhe disa dokumentacione. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftim.

Kurse duhet theksuar se I pandehuri R.J, është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Fajde” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 dhe 2 te Ligjit nr. 03/L-96 për Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale nga Policia e Kosovës është arritur të arrestohet edhe personi me inicialet H.D, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajde”, nga neni 331, paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat