“Zoti Sfeklla, mos më shit mend, ec dilum jashtë”, ky është momenti i përplasjes Berisha-Sveçla 

Aktuale

“Zoti Sfeklla, mos më shit mend, ec dilum jashtë”, ky është momenti i përplasjes Berisha-Sveçla 

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 11:49
Pamje nga video

Mbledhja e Komisionit për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka dështuar, pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lëshoi sallën. 

Tensionet në komision filluan pasi ministri Sveçla kërkoi të raportonte së bashku me drejtorin e Policisë, por që një gjë të tillë e refuzoi drejtori i Komisionit, Bekë Berisha.

“Pse keni ardhë bashkë, unë iu kam ftuar që të vini ndaras”, tha Berisha

Ai ka kërkuar nga Sveçla që të largohet nga kjo mbledhje, pasi ky i fundit tha se ka ardhur të raportojë bashkë me ekipin e tij.

“Mos me shit mend ti mu këtu”, tha Bekë Berisha drejtuar ministri Sveçla.

Pas kësaj reagoi anëtari i LVV-së në Komision, Enver Dugolli, duke thënë se Bekë Berisha po dëshiron vetëm show mediatik.

Ndërkaq, Berisha reagoi ashpër ndaj Dugollit, i cili më pas edhe lëshoi sallën e Komisionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat