Zhvillimet në veri të vendit, reagon Agim Bahtiri

Aktuale

Zhvillimet në veri të vendit, reagon Agim Bahtiri

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 10:33
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka apeluar tek të gjithë qytetarët për “gjakftohtësi dhe pjekuri ndaj zhvillimeve të fundit në veri”

“Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës dhe Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës i cili ka filluar që nga orët e hershme të mëngjesit, dhe ende është duke u zhvilluar, Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, apelon për pjekuri dhe maturi tek qytetarët, të mos bien pre e provokimeve dhe çfarëdo situatave të pakëndshme, të ruajnë gjakftohtësinë, dhe assesi të mos bëhen pjesë e aksioneve të cilat do ta stabilizonin sigurinë, por të veprojnë vetëm në bazë të udhëzimeve të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Komuna e Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat