Christopher Hill ambasador në Serbi, Shasha tregon mesazhet e qarta të SHBA-ve për dialogun dhe ndikimin rus në Ballkan

Aktuale

Christopher Hill ambasador në Serbi, Shasha tregon mesazhet e qarta të SHBA-ve për dialogun dhe ndikimin rus në Ballkan

Nga: G.B Më: 15 tetor 2021 Në ora: 10:13
Christopher Hill

Christopher Hill është emëruar ambasador i SHVA-ve në Serbi.

Kjo, sipas Demush Shashës nga Instituti EPIK, është një mesazh i qartë se administrata e re e SHBA-ve është serioze për avancimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ambasadori Hill është krenari e diplomacisë amerikane, përcjell Bota sot.

Shasha ka thënë se emërimi i tij ambasador në Serbi përpos mesazh për Kosovën dhe Serbinë, është hap i radhës i SHBA-ve për të vënë në kontroll ndikimin rus në Ballkan.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Mesazh i parë i qartë i administratës së re të SHBA-ve se janë serioz për avancimin e dialogut Kosovë – Serbi. Ambasadori Hill është krenaria e diplomacisë amerikane. Ai ka arritur pothuaj çdo gjë që ka për tu arritur në diplomaci. Përgjatë karrierës 40 vjeçare ai ka qenë pjesë e proceseve më komplekse politike ndërkombëtare, nga Iraku e Koreja e Veriut, e deri te Bosnja dhe Kosova.

Në fakt, kisha thënë se dërgimi i Ambasadorit Hill në Beograd nuk është vetëm mesazh për dialogun Kosovë – Serbi, por hap i radhës i SHBA-ve për të vënë në kontroll ndikimin Rus në gjithë Ballkanin: nga përpjekjet e Dodikut për ndarjen e Bosnjës, deri tek destabilizimi i Malit të Zi nga Vuçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat