Gjendje e qetë në selinë e VV-së në Prizren

Aktuale

Gjendje e qetë në selinë e VV-së në Prizren

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 20:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Selia e VV-së në Prizren është e qetë pas përfundimit të procesit të votimit. Në selinë e saj janë parë shumë pak persona ndërkohë që vetë kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka, është parë në një kafene aty afër me një grup të vogël.

Sipas sondazheve, VV nuk do të fitojë me balotazh, madje njëri prej tyre e ka vendosur në vend të dytë.

Në Rtv Dukagjini është publikuar sondazhi i UBO për Prizrenin dhe rezultati është ky:

Mytaher Haskuka: 38.9 %

Shaqir Totaj: 29.7%

Anton Quni: 18.9 %

Zafir Berisha: 5.3 %

Ndërsa sondazhi i Baton Haxhiut në Kanal 10 është ky

35.0 % Mytaher Haskuka, Lëvizja Vetëvendosje

39.4 % Shaqir Totaj, Partia Demokratike e Kosovës

16.7 % Anton Quni, Lidhja Demokratike e Kosovës

2.8 % Lulzim Kabashi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

4.8 % Zafir Berisha, NISMA Socialdemokrate

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat