LDK prin bindshëm në Lipjan

Aktuale

LDK prin bindshëm në Lipjan

Nga: H.O. Më: 17 tetor 2021 Në ora: 20:40
Imri Ahmeti

Lidhja Demokratike e Kosovës po prin bindshëm në komunën e Lipjanit, me kandidatin dhe kryetarin aktual, Imri Ahmetin.

Ahmeti deri më tani ka siguruar mbi 55% të votave, derisa kandidati i LVV-së, Adnan Rrustemi 22%.

Kandidati i PDK-së, Hyzer Rizani ka arritur të grumbulloj rreth 19% të votave.

Ndërkaq, Bashkim Budakova nga AAK ka marrë vetëm 2% të votave./Bota sot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat