IKPSHK apelon për shmangien e tubimeve

Aktuale

IKPSHK apelon për shmangien e tubimeve

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 20:58
Foto

Instituti i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që të shmangën grumbullimit e njerëzve pas përfundimit të procesit të votimit.

IKSHPK ka rekomanduar edhe institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

“Situata epidemiologjike me COVID-19 vazhdon me rënie të numrit të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve, por megjithate është akoma jostabile duke pasur parasysh se varianti Delta është prezent dhe është varianti dominues në qarkullim në Kosovë”.

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, për respektimin e të gjitha masave sipas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje për kujdes dhe mosgrumbullim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat