Pas rezultateve preliminare, këto janë fjalët e para të Arben Vitisë

Aktuale

Pas rezultateve preliminare, këto janë fjalët e para të Arben Vitisë

Nga: M.H. Më: 17 tetor 2021 Në ora: 21:48
Arben Vitia

Ish-ministri i shëndetësisë dhe njëherëshit kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, pak minuta më parë është deklaruar për media në lidhje me pritjet e tij nga rezultatet preliminare.

Ai u shpreh se ekipet po punojnë për rezultatet përfundimtare dhe se mbi të gjitha ky process është për tu lavdëruar.

Ekipet po punojnë për rezultatet, një pjesë e vogel kanë arritur mirëpo po presim të gjitha rezutatet që të vendosim fitoren. Deri tani me 30% nuk mund të themi nëse kemi fituar apo jo, e rëndësishëm është që sot ka pasur proces të rregullt të qytetarëve dhe mbi të gjitha ka fituar demokracia”, theksoi ai.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë parregullësi, ai shprehet se ka pasur një proces të jashtëzakonshëm të rregullt për këtë arsyje duhet të falënderojm institucionet.

Jo nuk ka pasur asnjë parregullsi, e kjo është një arritje jashtëzakonshem që mund të na e kanë lakmi e gjith rajoni, pasi nuk ka pasur asnjë raportim të ndonjë problemi serioz, andaj falenderoj gjithë institucionet”, thotë ai.

Ndërsa i pyetur nëse është i zhgënjyer nga ky rezultat, ai thotë që nuk është i zhgënjyer dhe pret të dalin gjitha rezultatet.

Jo në asnjë moment nuk jam i zhgënjyer as VV pavarësisht që deri tani ne prijm dukshëm para kandidantëve të tjerë dhe nuk ka asnjë arsyje për zhgënjim”, u shpreh Vitia./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat