Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje pranon humbjen në Lipjan, kështu ia uron Imri Ahmetit fitoren

Aktuale

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje pranon humbjen në Lipjan, kështu ia uron Imri Ahmetit fitoren

Nga: A.M Më: 17 tetor 2021 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Lipjanit, Adnan Rrustemi ka pranuar humbjen në këto zgjedhje lokale.

Ai përmes një postimi në Facebook ia uroi fitoren kundër kandidatit të tij nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, përcjell "Bota sot".

Gjithashtu, Rrustemi falënderoi të gjithë qytetarët që i besuan platformës së tyre dhe e votuan atë.

Postimi i plotë

Numërimi i votave përfundoi. Unë i uroj fitoren z. Ahmeti. Ne në raport me zgjedhjet lokale jemi më shumë se dyfishim. Asambleistët e zgjedhur të Lëvizjes do të jenë këtu për t'u siguruar që nuk dëmtohet interesi publik.

Unë falenderoj nga thellësia e zemrës secilin qytetarë që ka besuar në platformën tonë dhe na ka votuar.

Ndërsa, aktivistë të dashur e të mrekullueshëm, ju keni bërë një punë të jashtzakonshme. Me fushatën dinjitoze i keni dhënë peshë Lipjanit dhe e keni nderuar atë, e mua më keni bërë borxhli të përjetshëm. Me atë çfarë kam parë në dijen, kreativitetin e përkushtimin e juaj, jam krejt i bindur që shumë shpejt, Lipjani ju përket juve ashtu sa ju Lipjanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat