LVV dhe PDK me numër më të madh të ankesave

Aktuale

LVV dhe PDK me numër më të madh të ankesave

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 11:05
Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nga dita e djeshme deri sot ka pranuar 21 ankesa lidhur me procesin e djeshëm zgjedhor në Kosovë.

Lajmin për media e ka bërë të ditur kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.

Desku ka thënë se natyra e ankesave ka të bëjë me thyrje të heshtjes zgjedhore, thirrje për të votuar përmes SMS-ve dhe rrjeteve sociale etj.

“Ju informoj se dje ne ditën e zgjedhjeve te 17 tetorit 2021 PZAP-i ka pranuar 21 ankesa nga subjekte te ndryshme politike natyra ete cilave ka qenë: Thyerje e heshtjes Zgjedhore – Sponsorizim i postimeve me përmbajtje elektorale në FB, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, thirrje për të votuar përmes rrjetit social FB, vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit, postim i një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social në FB, shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social FB dhe thyerje e heshtjes zgjedhore – thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve ne rrjete sociale Instagrami etj”, ka deklaruar Desku.

Ai ka bërë të ditur se ankesa kanë parashtruar LVV, LDK, PDK dhe të tjera.

“ Iniciative e Re Demokratike e Kosovës – IRDK kundër Partisë Liberale Egjiptiane – PLE, 1 ankesë, LVV kundër LDK-së, 6 ankesa, LDK kundër LVV-së 3 ankesa, LVV kundër AAK –së 1 ankesë, LVV kundër IQ për Obiliqin- 2 ankesa, PDK kundër “Lista e Pavarur” Bekim Jashari – 6 ankesa, BIRNI kundër LVV-së 1 ankese LVV-së dhe, BIRNI kundër LDK-së 1 ankesë”, ka thënë Desku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat