​MPJD del me njoftim për qytetarët që kanë nevojë vulosjen e dokumenteve me vulë apostile

Aktuale

​MPJD del me njoftim për qytetarët që kanë nevojë vulosjen e dokumenteve me vulë apostile

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se nga data 25 tetor 2021, qytetarët që kanë nevojë për vulosjen e dokumenteve të tyre me vulë apostile apo legalizuese, duhet të caktojnë terminin online.

Për të marrë këtë shërbim, qytetarët duhet të hyjnë në: https://mpjterminet.rks-gov.net/

Pasi të kenë hapur faqen e mësipërme dhe të klikojnë datën e caktuar, aty do të shfaqet orari i terminëve të lira për atë ditë, ku duhet të vendosin emrin, mbiemrin dhe numrin personal. Kërkesa mund të bëhet personalisht, nga anëtari i familjes, apo personi i autorizuar.

Dokumentet për Gjermani dhe Kanada nuk vulosen, as me vulë apostile as legalizuese, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat