Labinot Tahiri merr përkrahje të fuqishme nga kolegu i tij për t`u bërë ministër i Shëndetësisë

Aktuale

Labinot Tahiri merr përkrahje të fuqishme nga kolegu i tij për t`u bërë ministër i Shëndetësisë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 12:42
Labinot Tahiri

Ish-deputeti i Kosovës dhe këngëtari, Labinot Tahiri, dje me anë të një letre të gjatë drejtuar kryeministrit Albin Kurti, ka kërkuar që të bëhet ministër i Shëndetësisë, pas largimit të Arben Vitisë nga ky post.

Madje, Labi shkroi se do të punonte pa rrogë, vetëm e vetëm që të realizojë atë që sipas tij e duan qytetarët.

Ai për këtë ka përmendur edhe veprat e bamirsisë ku ka ndihmuar në shërimin e fëmijëve me Leukemi dhe raste të tjera nga më të rëndat.

Letra e Labit drejtuar kryeministrit mori reagime të shumta në opinion, si negative ashtu edhe pozitive.

E një përkrahje për t`u bërë ministër ai e mori edhe nga kolegu i tij, Labinot Rexha.

Ky i fundit, në një postim në Facebook ka shkruar se Labinot Tahiri e meriton të jetë ministër i Shëndetësisë dhe se nuk do t`i mungojnë sukseset.

“Mendimi im është personal. Kolegu im Labinot Tahiri meriton dhe besoj fuqishëm se nëse i jepet mundësia ta udhëheq Ministria e Shëndetësisë do të jetë shumë i suksesshëm!”, shkroi Labinot Rexha në Facebook.

Ndryshe, Arben Vitia dha dorëheqje nga posti i ministrit të shëndetësisë, pasi kandidimit për kryetar të Prishtinës. Kjo ministri aktualisht udhëhiqet nga Dr. Dafina Gexha Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat