Kërkesat e komunave ndaj qeverisë për ndryshimin e masave antiCovid

Aktuale

Kërkesat e komunave ndaj qeverisë për ndryshimin e masave antiCovid

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Asociacioni i Komunave të Kosovës sot do të mbajnë takim me qeverinë Kurti, ku do të diskutojnë për ndryshimin e masave antiCovid.

Ky takim do të mbahet në ora 14:00.

Kryetari i këtij asociacionit, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Gazetën Insajderi ka thënë se është e pakuptim që të vazhdohet ende me këto kufizime, pasi rastet kanë rënë.

Nuk kakuptim që ora policore të jetë në fuqi nga ora 22:00, derisa lokalet e gastronomisë punojnë deri në orën 21:30”, tha Ibrahimi.

Tutje, Ibrahimi ka deklaruar se do të kërkojnë nga qeveria heqjen e orës policore, dhe heqjen e maskave për personat e imunizuar që lëvizin në ambiente të jashtëm.

“Po, sot do të kemi takimi në ora 14:00 me qeverinë, do të kërkojnë ndryshimin e kufizimeve, heqjen e orës policore, bartja e maskës të mos vlej për personat e imunizuar që lëvizin në ambient të jashtëm, pasi po shihet rënja e rasteve dhe më është absurd të vazhdohet me këto kufizime”, ka thënë Sazani për median.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit, prej tyre 2.974 persona kanë vdekur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat