Ja kur do të fillojë numërimi i votave përmes postës

Aktuale

Ja kur do të fillojë numërimi i votave përmes postës

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Shefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të fillojë procesi i numërimit të votave me postë.

Ai tha se përmes postës kanë ardhur 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime nga jashtë. Prej tyre, KQZ-ja ka aprovuar vetëm 9 mijë e 610 pako, teksa janë refuzuar 1.324 të tjera.

“Sa i përket votave me postë, raportin e kemi para dy ditësh në email dhe si shifra totale pas vlerësimit të pakove të supozuara, proces i cili ka filluar më 17 tetot dhe është përfunduar para tri ditësh, rezulton se janë  10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime të ardhura përmes postës.

Numri i pakove të aprovuara është 9 mijë e 610, ndërsa numri i pakove të refuzuara është 1.324. ju informojë se pranimi i votave me postë është bërë në QNR me 21 tetor dhe në ditët në vijim do të fillojë procesi i numërimit të votave me postë”, ka thënë Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat