​Gjashtë vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

Aktuale

​Gjashtë vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 07:22
Ilustrim

Kosova ka nënshkruar më 27 tetor 2015 në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) me Bashkimin Evropian.

Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

Nënshkrimi i MSA-së u bë nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Edhe pse MSA vlerësohet si një veprim i rëndësishëm i ecjes drejt BE-së, Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat