​Osmani priti pjesëtarët e FSK-së që shërbyen në Kuvajt

Aktuale

​Osmani priti pjesëtarët e FSK-së që shërbyen në Kuvajt

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 15:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti në takim kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që kanë shërbyer në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit në Kuvajt.

Me këtë rast, Osmani i përgëzoi ushtarët për përmbylljen e suksesshme të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit krah përkrah me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja vlerësoi se përvoja e fituar nga ushtria e Kosovës në këtë mision të çmueshëm vërteton kapacitetet e ndërveprimit me ushtritë e vendeve aleate.

“Kjo përvojë do t'i mundësojë FSK-së, pjesëmarrje në misione të tjera jashtë vendit në bashkëpunim me shtetet aleate”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat