Vitia: Sigurimi i vaksinave dhe mbajtja në kontroll e situatës, për mua kanë qenë numër një

Aktuale

Vitia: Sigurimi i vaksinave dhe mbajtja në kontroll e situatës, për mua kanë qenë numër një

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 21:38
Arben Vitia

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka thënë që nuk ka mundur të japë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë, pa e kuptuar që situata me pandeminë është vënë nën kontroll.

“Unë kur punoj një punë jam 100 përqind i angazhuar dhe situata me pandeminë – fillimisht me sigurimin e vaksinave dhe pastaj me mbajtjen në kontroll të situatës, për mua ka qenë numër një. Duke qenë e tillë dhe duke qenë i përkushtuar në maksimumin tim si një projekt i cili për mua ka qenë shumë i rëndësishëm, pasi është në pyetje shëndeti i qytetarëve. Me të gjithë koston potenciale pata marrë vendimin dhe përderisa sipas OBSH-së pandemia të quhej që është nën kontroll, nuk kam menduar që është e mirë që të lëshoj më herët postin e ministrit të Shëndetësisë dhe të merrem me fushatë”.

Tutje Vitia theksoi që edhe nëse do të kthehej sërish do të vepronte njësoj.

“Nuk e quaj si hakmarrje të qytetarëve, është një kosto që edhe po të kthehesha do ta bëja prap njësoj, sepse unë kam qenë duke punuar dhe në Ministrinë e Shëndetësisë, sidomos pjesa e sigurimit të vaksinave dhe rritja e rasteve me pandeminë kanë qenë një nga sfidat më të mëdha me të cilat jam përballur në të gjithë jetën time. Natyrisht, kam qenë duke punuar në maksimum që numrat të bien dhe situata me pandeminë të vihet në kontroll”, tha Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat