Çun Lajçi: Bandat njëzetvjeçare të Pronto-mafisë s`e kanë dertin e lidhjes se Kombit

Aktuale

Çun Lajçi: Bandat njëzetvjeçare të Pronto-mafisë s`e kanë dertin e lidhjes se Kombit

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:38
Çun Lajçi dhe kreyministri Albin Kurti

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka formuar komisionin për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

Kjo rrugë nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu u cilësua e rëndësishme dhe lidhëse e dy korridoreve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu, janë ndërprerë përkohësisht edhe punimet në rrugën Prishtinë-Pejë. Ky vendim i qeverisë mori kritika nga partitë opozitare dhe nga përfaqësues të shoqërisë Civile.

E atyre që reaguan ndaj vendimit të qeverisë iu është kundërpërgjigur aktori Çun Lajçi përmes një postimi në Facebook.

Lajçi tha se këto reagime vinë për shkak se bandave 20 vjeçare u preken interesat personale.

Postimi i plotë:

Shpëtimtarët e atdheut!

Kërkoj falje, që e mora vesh me vonesë, pse po vajtojnë për rrugën Prishtinë-Pejë, që u nderpre përkohësisht, e pse po qesin pluhun për rrugën Prizren-Tetovë që po planifikohet m'u t'fillua!

Eh, bandat njizetvjeçare e kanë marrë vesh se po bahet me tunel, e nuk kanë kurrfarë shance me privatizua nëntokën, as bjeshkët e Sharrit, kurse arat prej Gllarevës deri n'Zahaç, kanë mundësi hala me i ble e stërble, ani se nuk do t'jenë ma me çmimin e Prontos mafisë!

Që pse po thonë: A ma e randësishme asht rruga Prizren-Tetovë apo Gllarevë-Zahaç!

S'e kanë dertin e lidhjes se Kombit, po mbushjen e xhepit këta "shpëtimtarët e atdheut"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat