Musa: Pa Vetting nuk mund të përmirësohet sistemi i drejtësisë

Aktuale

Musa: Pa Vetting nuk mund të përmirësohet sistemi i drejtësisë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 23:44
Ilustrim

Avokati Skënder Musa ka thënë se pa Vetting nuk mund të përmirësohet sistemi i drejtësisë në Kosovë, dhe se Vettingu në Kosovë është i domosdoshëm.

“Unë së pari mendoj se Vettingu në Kosovë është i domosdoshëm për shkak se është e vërtetë se ka gjyqtar të rinj, ka prokurorë të rinj, mirëpo është shumë e vërtetë që kemi mungesë në zbatimin e ligjit, dhe në kryerjen e rasteve në afatet e parapara procedurale, faji nuk mund të jetë askund tjetër me përjashtim të gjyqtarët dhe prokurorët për cdo zvarritje të procedurave”, tha Musa.

Tutje, Musa tha se për të realizuar një vetting të mirëfillt duhet pasur parasysh performanca e gjyqtarëve, dhe prokurorëve.

“Për të realizuar një Vetting të mirëfillt pa asnjë dyshim duhet të kihet parasysh në rashë të parë në Kosovë, performanca e gjyqtarëve, dhe prokurorëve, ku në disa raste është përformancë e shkëlqyer mirëpo në shumicën e rasteve përformanca është shumë e ulët, dhe në këtë aspekt pa e pasë një reformë të mirëfilltë të Vettingut nuk mund të përmirësohet sistemi i drejtësisë, sepse nuk mund të pritet tre vite, dhjetë vite, pesëmbëdhjetë vite për kryerjen e një lënde, nga një person që nuk ka aftësi profesionale për ta e vetë”, tha Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat