Mazreku: Të hiqet edhe kushtëzimi i gjobave për regjistrim të automjeteve

Aktuale

Mazreku: Të hiqet edhe kushtëzimi i gjobave për regjistrim të automjeteve

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 09:34
Sami Mazreku

Javë parë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se më nuk do të ketë nevojë për vërtetim të tatimit në pronë për ta regjistruar veturën.

Ky vendim është mirëpritur nga drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, i cili ka deklaruar se kjo do të lehtësojë procedurat e regjistrimit të veturave.

"E vlerësojmë pozitivisht Projekt-Rregulloren mbi Pezullimin e Shërbimeve Komunale për Mbledhjen e Detyrimeve të Papaguara të Tatimit në Pronë, të propozuar nga ministri Murati. Kjo do të ndikojë pozitivisht për qytetarët, ne po ashtu kërkojmë të hiqet edhe kushtëzimi i gjobave për regjistrim automjeteve, i cili është kundërkushtetues", tha Mazreku sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij lehtësimi i procedurave për regjistrim të automjeteve do të ndikojë në uljen e numrit të automjeteve të pa regjistruara në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat