PZAP merr vendim për ankesën e Bekim Jasharit për zgjedhjet në Skenderaj

Aktuale

PZAP merr vendim për ankesën e Bekim Jasharit për zgjedhjet në Skenderaj

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 11:59
Bekim Jashari

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka refuzuar ankesat e kandidatit për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, për parregullësi gjatë procesit të votimit, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Bekim Jashari, kryetar aktual i komunës së Skenderajt ka kërkuar nga PZAP që të hapen kutitë e votimit dhe të rinumërohet votat në disa vendvotime.

Kjo ankesë është parashtruar, pasi Jashari u mposhtë nga kandidati i PDK-së, Fadil Nura, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Këto zgjedhej në Skenderaj ishin mjaftë interesante pasi që kishte një garë të ashpër të PDK-se dhe Bekim Jasharit.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat