Gazetari i medias gjermane: Rama dhe Vuçiqi kanë kokëdhembje serioze – ja pse u hoq flamuri kombëtar nga Beogradi

Aktuale

Gazetari i medias gjermane: Rama dhe Vuçiqi kanë kokëdhembje serioze – ja pse u hoq flamuri kombëtar nga Beogradi

Nga: A.M. Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 00:22

Bahri Cani, gazetar i mediumit gjerman, Deutsche Welle, ka reaguar pas heqjes së flamurin kombëtar nga ambasada e Shqipërisë në Beograd.

Ai në një postim në Facebook tha se Rama dhe Vuçiqi kanë kokëdhembje serioze edhe me dorëheqjen e Zaevit, pasi vihet në pikëpytje e ardhmja e projektit të “Ballkanit të Hapur”.

“Koncepti është një vizion i mirë, por kushtet akoma nuk janë pjekur, mendoj unë. Rama dhe Vuçiqi mendojnë mbase ndryshe! Ndonëse Vuçiqi ishte në mendime të thella: të shtyhet apo të mbahet takimi me 3-4 nëntor në Beograd?!”, deklaroi ai, përcjell "Bota sot"

Postimi i plotë

Heqja e flamurit shqiptar në afërsi të ambasadës shqiptare në Beograd nuk ka asgjë të përbashkët me konceptin Open Balkan. Zoti Rama dhe Vuçiqi kanë kokëdhembje serioze edhe me dorëheqjen e Zaevit. Koncepti është një vizion i mirë, por kushtet akoma nuk janë pjekur, mendoj unë. Rama dhe Vuçiqi mendojnë mbase ndryshe! Ndonëse Vuçiqi ishte në mendime të thella: të shtyhet apo të mbahet takimi me 3-4 nëntor në Beograd?! Po ju, çfarë mendoni për këtë ide?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat