BKS-ja kërkon rregullimin e bartjes së pronësisë së automjeteve

Aktuale

BKS-ja kërkon rregullimin e bartjes së pronësisë së automjeteve

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 14:02
Sami Mazreku

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, veç kërkesës për heqjen e kushtëzimit të gjobave për regjistrimin e automjeteve, ka kërkuar të rregullohet edhe bartja e pronësisë së automjeteve.

Në një prononcim për Gazetën Infokus, Mazreku tha se Byroja kërkon që të rregullohet edhe bartja e pronësisë së automjeteve, pasi që qytetarët po obligohen të paguajnë të gjitha taksat sa herë bëjnë shit-blerje të veturave.

“Kërkojmë të rregullohet edhe bartja e pronësisë se automjeteve, pasi që në Kosovë rreth 95 mijë deri 100 mijë pronarë të automjeteve ia ndërrojnë pronësinë veturës brenda vitit. Çdo qytetar pasi e regjistron veturën me të gjitha procedurat e rregullta dhe pas 1 jave e shet veturën, blerësi obligohet prapë që t’i paguajë të gjitha taksat prej fillimit, përveç pjesës së sigurimit, prej së cilës pjesa e mbetur ose i kthehet pronarit aktual ose i baritet pronarit të ri”, u shpreh Mazreku.

Ai shtoi se prej 2015-së kur është ndryshuar ligji, dëmi ka qenë shumë i madh për qytetarët.

“Dëmi që u bëhet qytetarëve me këtë ndryshim të ligjit i cili ka ndodhur në vitin 2015 është shumë i madh, prandaj ne kemi kërkuar që edhe pjesa e nenit 43 të ligjit që rregullon bartja e pronësisë së automjeteve me u ndryshuar, në mënyrë që pjesa e mbetur e taksave të pashfrytëzuara të regjistrimit të veturës të bartet te pronari i ri”, tha Mazreku për Infokus.

Mazreku gjithashtu ka reaguar për kushtëzimin e gjobave për regjistrimin e veturave ku tha se ne nuk po kërkojmë që të mos paguhen gjobat e trafikut por vetëm të hiqet kushtëzimi i tyre për regjistrim automjeteve.

“Ne po kërkojmë qe neni 43 që lidhet me kushtëzimi i gjobave për regjistrim të automjeteve me u heq, pra ne me këtë nuk jemi kundër pagesave te këtyre gjobave por vetëm të hiqen si kushtëzim për regjistrimin e automjeteve sepse është kundër kushtetuese”, tha Mazreku.

Sipas tij, lehtësimi i procedurave për regjistrim të automjeteve do të ndikojë në uljen e numrit të automjeteve të pa regjistruara në Kosovë, do të kemi më pak aksidente me të pasiguruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat