Peka: Rama kërkon ta veshë Vuçiçin me kostumin e liderit perëndimor

Aktuale

Peka: Rama kërkon ta veshë Vuçiçin me kostumin e liderit perëndimor

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 19:38
Aleksandar Vuçiq, Edi Rama

Gazetari Çim Peka komentoi takimin e pritshëm të Edi Ramës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Beograd. 

Peka tha se Rama ka për mision të kurojë imazhin e Vuçiç duke e "veshur" atë me kostumin e një lideri perëndimor, në një kohë kur ai si ish-ministër i Millosheviçit ka përgjegjësi për vrasjen e shqiptarëve të Kosovës dhe djegien e pronave e shtëpive të tyre.

Gjithashtu, gazetari Peka thekson se nisma "Ballkani i Hapur" është interes serb dhe kundër Kosovës. 

"Pse jemi kundër Ballkanit të Hapur? është një interes serb. Çdo gjë që është interes serb, nuk është interes kosovar. Dhe çdo gjë që nuk është interes kosovar, nuk mund të jetë interes shqiptar. Por Rama në gatishmërinë e tij për t'i bërë makiazh Vuçiçit, është i gatshëm që edhe sikur ky i fundit të mos jetë pro Ballkanit të Hapur apo dikusht t'i thotë ndalo, edhe pse është interes serb, Rama është i gatshëm ta vazhdojë. Detyra e Ramës është një dhe vetëm një, t'i bëjë makjazhin Vuçiçit. Ballkani i Hapur është etapa e dytë, ose finalja. Tentativa e parë e tij për t'i bërë makjazhin ishte vizita në Durrës pas tërmetit. Njeriu që shkatërroi dhe dogji shtëpitë e kosovarëve si ministër i Millosheviçit, ftohet në Durrës gjoja për të ndërtuar shtëpitë e shqiptarëbve, sikur të ishte djali i Nënë Terezës. Pa kërkuar kurrë ndjesë për atë që i bëri pronave dhe jetëve të qytetarëve shqitptarë të Kosogvës. 

Rama falenderonte Vuçiçit për ndihmën ndaj tërmetit, kur ndihmën e parë e dhanë FSK dhe jo të Serbisë. Është i njëjti Ramë që donte të shkarkonte kryetarin e bashkisë së Kukësit i cili nëpërmjet ambasadorit tonë në Kosovë, zotit Minxhozi, i kërkoi ndihmë policisë kosovare të cilët erdhën dhe fikën zjarrin mbi tunelin e Kalimashit, i cili nëse do të vazhdonte, ai tunel do të bëhej i papërdorshëm dhe 1 mld euro investime do të shkonin dëm. Zoti Rama e kërcënoi me shkarkim Gjicin pse i kërkoi ndihmë Kosovës. Dhe Gjici u detyrua të dilte si një karagjoz i Ramës të thoshte se ku erdhi Ushtria kosovare zjarri ishte shuar nga ne. Ky është Edi Rama. 

Ballkani i Hapur është etapa finale që Rama ka ndërmarrë për t'i dhënë Vuçiçit kostumin e një lideri perëndimor. Ministrit të Millosheviçit Rama do ta veshë me çdo kusht me kostum të një lideri perëndimor, a thua se nuk është ky njeri që bënte propagandën për vrasjen e shqiptarëve të Kosovës dhe djegien e shtëpive të tyre. "Ballkani i Hapur" është interes serb. Çdo interes serb nuk është kosovar dhe çdo gjë që nuk është interes kosovar, nuk mund të jetë kurrsesi as interes shqiptar". 

Shikojeni intervistën e plotë në video.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat