Arben Vitia krah për krah me Mefail Bajqinovcin, kërkojnë vota në Prishtinë

Aktuale

Arben Vitia krah për krah me Mefail Bajqinovcin, kërkojnë vota në Prishtinë

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 22:02
Vitia dhe Bajqinovci

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia dy ditë më parë ka bërë fushatë së bashku me Mefail Bajqinovcin.

Në një fotografi të publikuar në Facebook nga Bajqinovci, i njejti shihet tek flet para qytetarëve në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Ai po del edhe në Shesh në përkrahje të Vitisë.

Kujtojmë se Vitia garon kundër kandidatit për kryetar komune të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, në Prishtinë, në zgjedhjet që do të mbahen më 14 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat