Kryetari i Tuzit: Rama të na sqarojë çfarë përfitojmë nga “Ballkani i hapur”

Aktuale

Kryetari i Tuzit: Rama të na sqarojë çfarë përfitojmë nga “Ballkani i hapur”

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 23:01
Nik Gjeloshaj

Kryetari i bashkisë së Tuzit në Malin e Zi, ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që të mbledhë gjithë faktorin shqiptar në Ballkan dhe t’u sqarojë se çfarë është iniciativa “Ballkani i hapur”, çfarë përfitojnë shqiptarët dhe çfarë roli do të kenë në rajon.

Vetëm pas këtyre sqarimeve nga shteti amë, shqiptarët do të mund të ulen dinjitozë në tavolinë përballë partnerëve, ka deklaruar Gjeloshaj, njëherësh edhe kryetari i Partisë Alternativa Shqiptare në Malin e Zi.

“Tani është koha që kryeministri Rama të ftojë politikanët shqiptarë që jetojnë në Ballkan.

Ne bashkërisht duhet të shohim konceptin dhe nëse është ajo e ardhmja dhe e zhvillimit ekonomik të rajonit para të se hyjmë në BE”, deklaroi Gjeloshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat