​Kurti: Ende nuk ka drejtësi për Astrit Deharin

Aktuale

​Kurti: Ende nuk ka drejtësi për Astrit Deharin

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 10:09
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 11:05) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ministra dhe shumë deputetë e anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe familjarë, sot kanë bërë homazhe te varri i ish aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, i cili sot pesë vite u gjet i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Turmës të atyre që kishin ardhur për të bërë homazhe i printe vajza e të ndjerit, Arsa e cila në dorë mbante një lule që e vendosi te varri i babait të saj, ndërsa veshur kishte një bluzë me figurën e Astrit Deharit.

Kurti me këtë rast tha se sot janë bërë pesë vite pa Astritin dhe pa drejtësi për vrasjen e tij.

Kryetari i Lëvizjes. Vetëvendosje, Albin Kurti tha nuk janë të qetë derisa përderisa nuk ka drejtësi për Astritin.

Kurti: 5 vjet pa Astritin janë edhe 5 vjet pa drejtësi për Astritin

"Sot janë mbushur 5 vjet pa Astritin, me shumë mall, dashuri e krenari e kujtojmë për punën e angazhimin , kontributin dhe sakrificën e tij. 5 vjet pa Astritin janë edhe 5 vjet pa drejtësi për Astritin. Ai u mbyt në burgun e Prizrenit me 5 nëntor 2016, dhe sot e kësaj ditë ne nuk mund të jemi të qetë përderisa nuk ka drejtësi për Astritin, përderisa përgjegjësit nuk janë gjykuar e dënuar dhe nuk është zbardhur në plotëni e vërteta për të vërteta për të. Astrin e kemi pasur shok të ngushtë, i cili ka qenë shembull për aktivizimin, dashamirisëni dhe organizimin që ka bërë. Ne ja kemi borxh edhe Asritit dhe qytetarëve drejtësinë për Astritin. Duhet të bëjmë reforma të thella në sistemin e drejtësisë, edhe për viktimat e krimeve të kryera të kryera gjatë luftës nga Serbia , edhe për viktimat krimit politik, çfarë ishte mbytja e Astritit në burg", u shpreh Kurti.

Babai i Astritit, Avni Dehari kërkoi nga prokuroria që sa më parë ta zbardhin vrasjen e djalit të tyre.

Dehari: Prokuroria ta zbardh rastin e Astritit dhe gjitha rastet tjera

"Unë veç i mbështes këto fjalë dhe t’i falënderojë të gjithë të pranishmit në këtë përvjetor të rënies së Astritit dhe njëherëi t'i drejtohem Prokurorisë në emër të familjes dhe gjithë pranisjmëve që mos t'i zvarrisë rastet siç i kanë zvarritur deri tash dhe ta zbardhin këtë rast dhe të gjitha rastet që duhet të zbardhen në Kosovë", tha Dehari.

Në pesë vjetorin e vdekjes së ish aktivistit, Astrit Deharit janë organizuar edhe disa aktivitete. Përveç homazheve në orën 12:00 do të mbahet akademi përkujtimore, në 15:30 do të dhurohet gjak në kujtim të tij, ndërsa nga ora 20:00 është bërë ftesë që të ndizen qirinj në shtëpitë e të gjithë qytetarëve në nderim të Astrit Deharit.

Më 5 nëntor të vitit 2016 brenda qelisë së tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ishte gjetur i vdekur ish-aktivisti i LVV-së, Astrit Dehari, i cili aty po qëndronte nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhëse në Kuvendin e Kosovës.

***

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe kandidatin për Kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, kanë bërë homazhe tek varri i aktivistitit të Levizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Bashkë me Kurtin, Konjufcën e Vitin, ishin edhe familjarët e të ndjerit dhe qytetarë të shumtë.

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana ende të pasqaruar mirë në Qendrën e paraburgimit në Prizren.

Astrit Dehari ishte dërguar në qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ai qëndroi aty deri me 5 nëntor të viti 2016, pasi kur erdhi koha për shëtitje në drekë, Astrit Dehari, kishte vendosur të mos dilte nga aty. Qelia e tij, u kyç nën masat e parapara të sigurisë nga gardiani i kësaj qendre.

E këtu ishin edhe momentet e fundit të jetës së tij. Saktësisht në orën 15:53 minuta shokët e qelisë së Astrit Deharit u kthyen nga koha e lirë.

Kur e hapen derën ata e gjetën Deharin në momentet e fundit të jetës së tij me një shishe mjalti në gojë. U alarmuan edhe mjekët.

E shpejtë në gjendje të rëndë, u nis për t’u dërguar në emergjencë. Pak më vonë doli konstatimi që tashmë aktivisti i Vetëvendosjes, kishte ndërruar jetë.

E që nga ky moment nisi edhe një prej historive më të mistershme që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat