Të hënën protestojnë punëtorët shëndetësor

Aktuale

Të hënën protestojnë punëtorët shëndetësor

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka ftuar punëtorët shëndetësor që të bashkohen në protestën e cila do të mbahet të hënën para Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 10:00.

Syla ka shkruar në Facebook se nuk kërkojnë lëmoshë por barazi sicoale.

“Të hënën jemi te sheshi. Nuk e dëshirojmë por na imponuan. Kërkesa e vetme barazia sociale, pra LIGJI I PAGAVE të cilën kjo QEVERI është dashur ta miratoj me dt. 29.10.2021. Pra ky mashtrim nuk kalon dot. Nuk kërkojmë lëmosh, por dinjitet.

Zoti Kurti reflekto, po të rikujtoj nuk bënë më kështu e tani po ju rikujtoj deputetëve tuaj kur e refuzuat ligjin e paga thoshit në nuk e votuam se kërkojmë koeficientin 6 për mjekë e koeficientin 3 për infermierë. Zoti Kurti këta janë deklaruar dhe kanë emra, andaj mbroni dinjitetin e tyre, në mesin e tyre është edhe Arben Vitia. Në fund kryeministër ku presim të hënën në ora 10:00 dhe nuk do të jemi vetëm”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat