Ajazi 'sulmon' Lladrovcin: Diktatura nuk vend në Drenas

Aktuale

Ajazi 'sulmon' Lladrovcin: Diktatura nuk vend në Drenas

Nga: H.O. Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:26
Driton Ajazi

Kandidati për komunë e Drenasit, Driton Ajazi në një postim të tij në Facebook ka shkruar se ‘ditë të mirë po vijnë për Drenasin’.

Ai shkruan tutje se ‘diktatura nuk ka vend në Drenas’.

Duke kritikuar qeverisjen e kaluar të udhëhequr nga Ramiz Lladrovci, Ajazi shkruan se Drenasit ‘do t'i kthehet dinjiteti i munguar gjatë këtyre 5 viteve që u përcollën me tallje, denigrim, e shkelje’.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Drenasit,

U jam shumë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Ditë të mira po vijnë për Drenasin tonë.

Nuk ka forcë që mund ta ndalë vullnetin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.

Do punojë me të gjithë pa dallim e do bëj secilin qytetar krenarë që jeton në Drenas, sepse Drenasi është i të gjithëve.

Do ia kthejmë Demokracinë komunës tonë sepse diktatura nuk ka vend në Drenas.

Pas 14 nëntorit komunës tonë do t'i kthehet dinjiteti i munguar gjatë këtyre 5 viteve që u përcollën me tallje, denigrim, e shkelje.

Kjo do të marr fund!/Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat