U denoncua në Prokurori, reagon ministri Liburn Aliu

Aktuale

U denoncua në Prokurori, reagon ministri Liburn Aliu

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 18:00
Liburn Aliu nga e djathta në Prizren

Liburn Aliu as që është mërzitur për kallëzimin penal të dorëzuar ndaj tij në Prokurorinë e Shtetit të hënën nga Ndërmarrja Publike Banesore e Komunës së Prishtinës.

Ministri i Infrastrukturës ka reaguar nga Komuna e Prizrenit. Por, nuk ka komentuar asgjë për kallëzimin penal të ngritur ndaj tij nga NPB-ja.

Ai ndodhet në fushatën e Mytaher Haskukës, kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit.

“Ishte kënaqësi ta shohim programin e kryetarit Haskuka me projektet të cilat do ta shndërrojnë Prizrenin në kryeqendër të zhvillimit ekonomik dhe të zhvillimit të gjelbër, me zonën më të madhe për këmbësorë në rajon”, ka thënë Aliu.

“Me vizionin e kryetarit Haskuka dhe planin aktual në përputhje me trendet botërore, do të bëhet riorientimi i trafikut duke e shmangur atë nga qendra, ulje të ndotjes së ajrit, e ruajtje të trashëgimisë kulturore dhe zhvillim të turizmit duke u lidhur edhe me tunelin Prizren – Tetovë. Qendra e Prizrenit, me këto projekte do t’i kthehet qytetarëve, këmbësorëve e kalldrëmit”, ka shkruar Aliu nga Prizreni.

Ai ka thënë se “ne do të ofrojmë mbështetje të pakursyer për projektet të cilat do të çojnë jo vetëm Prizrenin, por edhe Kosovën në zhvillim të qëndrueshëm”.

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Ministrit të Mejdisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu lidhur me ndalimin e punimeve në objektin afaristo-banesor në lagjen ‘Lakrishtë’ në kryeqytet.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, ministri Aliu ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm të madh interesave ekonomike dhe pronësore të ndërmarrjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat