Largohet përkohësisht nga puna një drejtor i Postës, dyshohet për kërcënim të kryeshefes

Aktuale

Largohet përkohësisht nga puna një drejtor i Postës, dyshohet për kërcënim të kryeshefes

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Gazmend Isufi, drejtor i Kontrollit të Brendshëm në Postën e Kosovës, është larguar përkohësisht nga puna nën dyshimin se ka kërcënuar ushtruesen e detyrës së kryeshefes së këtij institucioni, Fakete Kadiu.

Sipas vendimit të Komisionit disiplinor thuhet se “Isufi ka hyrë në zyrën e KE-së dhe e ka kërcënuar me fjalët ‘kam me të shkatërru, thirre kënd të duash’”.

“Komisioni ka vlerësuar rrezikshmërinë e situatës dhe me qëllim të marrjes së masave preventive të ruajtjes së imazhit të ndërmarrjes dhe mosacarimit dhe eskalimit të situatës së krijuar dhe parandalimin e ndonjë eksesi në këtë drejtim lidhur me rrezikimin e kryeshefes ekzekutive, konsideron se veprimi si në dispozitiv është parë i nevojshëm dhe i rëndësishëm”, thuhet në raport.

Inicimi i raportit për paraqitje në Komision sipas vendimit “është bërë për shkak të shkeljeve të vazhdueshme disiplinore të Rregullores për Përgjegjësi Disiplinore dhe Materiale”

Media ka kontaktuar me Isufin, i cili ka mohuar të ketë kërcënuar u.d. të kryeshefes Fakete Kadiun.

Situata ndërlidhet me protestën e zhvilluar gjatë ditës së enjte, ku një pjesë e punëtorëve kërkoi shkarkimin e kryeshefes dhe Bordit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat