Ajazi: Lladrovci ka humbur besimin, 55% e qytetarëve janë për ndryshim në Drenas

Aktuale

Ajazi: Lladrovci ka humbur besimin, 55% e qytetarëve janë për ndryshim në Drenas

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:35
Driton Ajazi

Driton Ajazi kandidat i Demokratëve për Drenasin ka thënë se Ramiz Lladrovci e ka humbur besimin tek qytetarët e komunës së Drenasit.

Ajazi tha se 55 % e qytetarëve të kësaj komune janë që në Drenas të ketë ndryshim.

Më tutje, ai deklaroi se ka qenë i nominuar nga Dega e PDK-së që të garojë për Drenasin, por se një gjë e tillë iu pamundësua.

Kështu, Ajazi deklaroi se në këtë garë nuk është kundër PDK-së.

“Qytetarët e komunës së Drenasit janë përcaktuar, 55% prej tyre që në Drenas të ketë ndryshim. Nëse do ta donin qeverisjen aktuale ata do ta bënin qysh më 17 tetor dhe tani do të udhëhiqte kryetari aktual. Mirëpo nga keqqeverisja e tij dhe stagnimi që ka bërë në çdo sferë të qeverisje4s në Drenas tanimë ka bërë që kryetari aktual ta humb mbështetjen qytetare dhe si rezultat i saj ne jemi pjesë e balotazhit. Unë tani dua tu them opinionit të gjerë publik dhe qytetarëve të Drenasit që unë nuk jam në garë kundër PDK-së, përkundrazi mua më ka nominuar Dega e PDK-së qysh me  qershor dhe pa të drejtë mu pamundësua që të  garojë nën logon e PDK-së dhe ne me kërkesën e elektoratit dhe qytetarëve e vazhduam garën dhe doli që kishim të drejtë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat