Tha se SHBA nuk e ka prioritet Kosovën, presidentit të Maqedonisë i vjen ‘goditja’ nga Amerika

Aktuale

Tha se SHBA nuk e ka prioritet Kosovën, presidentit të Maqedonisë i vjen ‘goditja’ nga Amerika

Nga: N. Sh. Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 21:36
Stevo Pendarovski

Drejtori ekzekutivi i Albanian-American Association, në SHBA, Skënder Karaçica ka reaguar ndaj presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Karaçica, në një reagim dërguar gazetës “Bota sot”, thotë se, Pandarovski e ka ‘këshilluar’ Amerikën, duke thënë se SHBA nuk e ka prioritet Kosovën në politikën e jashtme.

Ai shkruan se shteti maqedon ishte dorë e zgjatur e regjimit në ish-Jugosllavi dhe krahu i djathtë i Serbisë kundër Kosovës.

Shkrimi i plotë dërguar gazetës “Bota sot”

Pendarovski i Maqedonisë... po e “këshillon” Amerikën (!)

Presidenti i shtetit (kontestues) të Maqedonisë, Pendarovski  paska marr yryshet e tij nacionaliste të njohura kundër shqiptarëve dhe Kosovës.

Në intervistën “ekskluzive” në TV21 ai ka theksuar se Amerika nuk e ka Kosovën prioritet të politikës së jashtme (sic!), sikundër në vitet 1990-1999, ishte kjo “këshilla” për Amerikën (!).

Kujt i duhet kjo “diplomaci” kuturu nga bulevardi i Shkupit, kur e kur, politika antishqiptare e regjimeve të kohës komuniste dhe tashti në kohen  e demokracisë, politika  aktuale e këtij shteti gjitherë ishte dorë e zgjatur e regjimit në ish-Jugosllavi dhe krahu i djathtë i Serbisë fashiste për baraspeshën e kohës politike kundër Kosovës!

Shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, nuk i duhet “diplomacia e hollë” e shtetit të Maqedonisë... dhe deklarata antishqiptare e presidentit të shtetit të (kontestuar) nga fqinji i tij Bullgaria, për të dhënë “këshilla” shtetit mik të përjetshëm të Amerikës për çështjen e Kosovës...!

Pendarovski harron se në hapësirën e këtij shteti me një të ardhme të brishtë Maqedonia... aty jetojnë 45% të përbërjes kombëtare të popullit shqiptar në hapësirën etnike dhe, sa herë flitet për çështjen shqiptare nga çarqet e fqinjve tanë, mos të harrojnë se në shekullin e kaluar i kanë grabitur tokat tona!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat