Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Aktuale

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të sigurta konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me zyrtarë amerikan në Uashington.

Ndonëse, administrata amerikane ende nuk e ka bërë publike listën e vendeve pjesëmarrëse në takimin që do të zhvillohet virtualisht, javën e kaluar portali amerikan “Politico” një listë prej 100 shteteve pjesëmarrëse. Në atë listë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ishin përfshirë Kosova, Serbia dhe Bosnja, ndërsa të ftuara ishin Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Njoftimet e mëhershme që Kosova nuk është ftuar në takim, kishte nxitur reagime të një pjese të opozitës dhe vëzhguesve të pavarur që e vlerësuan këtë si të dëmshme për Kosovën.

Ky Samit, që organizohet për herë të parë, do të zhvillohet vitualisht më 9-10 dhjetor, dhe në të do të marrin pjesë liderë nga shumë vende të botës, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe sektori privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat