KQZ shpërndan materialin zgjedhor, mbi 1 milion e 136 mijë fletëvotime të shtypura

Aktuale

KQZ shpërndan materialin zgjedhor, mbi 1 milion e 136 mijë fletëvotime të shtypura

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 07:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 11:03) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialit kryesor për raundin e dytë zgjedhor. Mes tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Nga zyrat qendrore të QNR-së, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, materialet do të dërgohen në depot e komisionerëve në 21 komuna.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi tha se në zgjedhjet për kryetarë të komunave janë shtypur 1 milionë e 136 mijë e 150 fletëvotime për 21 komuna.

Po ashtu shton sesipas vendimit të KQZ-së, për zgjedhjet komunale janë shtypur 1 milion e 136 mijë e 150 fletëvotime.

Elezi: Sipas vendimit të KQZ-së për zgjedhjet komunale janë shtypur 1 milion e 136 mijë e 150 fletëvotime

"Sipas planifikimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet për në komunat e ndryshme të Kosovës. Ky material i rëndësisë së veçantë, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, është dërguar në depot e komisioneve komunale të, në 21 komuna ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Sipas vendimit të KQZ-së, për Zgjedhjet për Kryetarë të 21 Komunave janë shtypur 1 milion e 136 mijë e 150 fletëvotime. Edhe për këto zgjedhje, janë shtypur më pak fletëvotime, rreth 10% apo rreth 125 mijë fletëvotime më pak se numri përgjithshëm i votuesve që u takojnë këtyre 21 komunave Kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore", ka thënë ai.

Më tutje, Elezi thotë se janë rreth 2 mijë e 450 persona me nevoja të veçanta, që pritet të votojnë nesër, e për të cilët janë angazhuar 80 ekipe mobile.

Elezi:Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të angazhojë 80 ekipe mobile,

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të angazhojë 80 ekipe mobile, numri i qytetarëve të regjistruar si votues me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 450, prej të cilëve rreth 1 mijë e 550 janë votues të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të paaftësisë fizike apo shëndetësore, ndërsa 899 janë votues të cilët janë në hospitalizim në shtëpitë e caktuara për të moshuar, të burgosurit dhe të paraburgosurit. Po ashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mundësojë votimin e qytetarëve të cilët fatkeqësisht janë të infektuar me COVID-19 dhe që për shkak që masave nuk mund të dalin nëpër vendvotime për të votuar. Fatmirësisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është i ulët dhe rrjedhimisht edhe numri i votuesve nga kjo kategori”, shton Elezi.

Raundi i dytë i zgjedhjeve komunale do të mbahen nesër më 14 nëntor në 21 komuna të Kosovës.

Shpërndahet materiali zgjedhor në 21 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të shtunë ka bërë shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër 21 komunat e vendit për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën.

Shpërndarja e marterialit zgjedhur u bë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se raundi i dytë i zgjedhjeve komunale do të mbahet nesër në 21 komuna të vendit.

KQZ shpërndan sot materialin zgjedhor nëpër komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të bëjë shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër komunat e vendit për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër.

“Bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për raundin e dytë të Zgjedhjeve për kryetarë të 21 Komunave.

(Depoja qendrore e KQZ-së, përballë QNR-së, ora 09:00)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Raundi i dytë i zgjedhjeve komunale do të mbahet nesër në 21 komuna të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat