IQO denoncon sulmet e aktivistëve të Vetëvendosjes dhe i dënon ato

Aktuale

IQO denoncon sulmet e aktivistëve të Vetëvendosjes dhe i dënon ato

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 06:43
Xhafer Gashi

Iniciativa Qytetare për Obiliq (IQO) ka denoncuar në një reagim, siç thuhet në të, sulmet e aktivistëve të Vetëvendosjes kundër atyre të IQO. “raste këto të njohura për organet e drejtësisë”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

“Reagim

Iniciativa Qytetare për Obiliq, dënon ashpër sulmet fizike të oponentëve të LVV-së, ndaj aktivistëve të IQO-së, raste këto të njohura për organet e drejtësisë.

Format e tilla të dhunës, sulmeve fizike dhe kërcenimeve që po bëhen ndaj aktivistëve tanë, në theks të veçantë nga kandidati i cili pretendon të parin e komunës së bashku me vëllëzerit e tij dhe nxitjen e vazhdushme të aktivistëve të tyre për akte të liga, cenon rëndë integritetin dhe frymën demokratike të zgjedhjeve.

Iniciativa Qytetare për Obiliq, kërkon me urgjencë trajtimin dhe verdiktin e organeve të drejtësisë për këto akte të shëmtuara.

Iniciativa Qytetare për Obiliq, i bën thirrje qytetarëve të Obiliqit të mos bien pre e mashtrimeve dhe shantazheve sepse vullneti i tyre është i pacenushëm, zgjedhjet janë të lira dhe demokratike, bëjmë thirrje në ruajtjen e paqes e qetësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat