Suspendohen dy zyrtarë policorë për përfshirje në aktivitete e komente politike

Aktuale

Suspendohen dy zyrtarë policorë për përfshirje në aktivitete e komente politike

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 08:48
Ilustrim

Policia e Kosovës ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë.

Njëri me detyrë në kuadër të departamentit të hetimeve dhe tjetri me detyrë në kuadër të departamentit të kufirit, pasi që dyshohet se të njëjtit janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore-balotazhi 2021, që sipas policisë, paraqet shkelje të rëndë disiplinore.

“Suspendimi i tyre është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, për të vazhduar me procedurat e mëtejme”, vijon komunikata.

Policia e Kosovës thotë se “do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat