Voton edhe Mytaher Haskuka, ka një thirrje për qytetarët

Aktuale

Voton edhe Mytaher Haskuka, ka një thirrje për qytetarët

Nga: A.M. Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 10:10
Mytaher Haskuka së bashku me bashkëshorten e tij

(E plotësuar 11:24) - Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin masovikisht për ta shfrytëzuar të drejtën e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Pasi votoi në shkollën teknike “11 Marsi” në Prizren, Haskuka i cili është edhe kryetar aktual, tha se i tërë procesi deri më tani po shkon në rregull.

Haskuka: Ftoj gjithë qytetarët të dalin masovikisht të votojnë

“Sapo votova. Një ditë për katër vjet dhe qytetarët duhet të votojnë. Vota është besim i qytetarëve për punën e bërë dhe punët që presin. Shpresoj që çdo qytetarë duhet të përdor të drejtë për të votuar. Çdo gjë është duke shkuar mirë, koha është e mirë. Prandaj ftoj gjithë qytetarët të dalin masovikisht të votojnë”, tha ai.

Kundërkandidat i Haskukës në këto zgjedhje është Shaqir Totaj i PDK-së.

***

Sot po mbahen zgjedhjet lokale në 21 komuna .

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka hedhur votën.

Ai ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij në shkollën e mesme të lartë teknike “11 marsi” në Prizren.

Ndryshe, Haskuka garon për të parin e Prizrenit në balotazh me kandidatin e PDK-së, Shaqir Tolajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat