PZAP nuk ka pranuar asnjë ankesë për rastin e afisheve me fotografi të Ramiz Lladrovcit në Drenas

Aktuale

PZAP nuk ka pranuar asnjë ankesë për rastin e afisheve me fotografi të Ramiz Lladrovcit në Drenas

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:14
Mul Desku

PZAP deri më tani nuk ka pranuar asnjë ankesë në lidhje me afishet të cilat janë parë të vendosura në shtyllat eleketrike në oborrin e qendrës më të madhe të votimit në Drenas, në shkollën “Rasim Kiçina”.

Zëdhënësi i PZAP-së, Mul Desku ka treguar se nuk janë në dijeni për një rast të tillë dhe se nuk kanë pranuar ende ndonjë ankesë.

“Nuk kemi informacion për arsye se ne nuk e kemi obligim edhe nuk na lejohet të marrim asnjë veprim ex-officio.

Çdokush që mendon se i ka thyer dikush rregullat apo nenet e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, PZAP brenda afatit ligjor u jep përgjigje ankuesve. Por nuk ka pasur”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat