“Fytyra e vërtetë e një radikali”/Shefi i stafit të Presidentes Osmani: Vuçiq po e bllokon pajtimin duke glorifikuar kriminelët

Aktuale

“Fytyra e vërtetë e një radikali”/Shefi i stafit të Presidentes Osmani: Vuçiq po e bllokon pajtimin duke glorifikuar kriminelët

Nga: M.L. Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 15:07
Blerim Vela

Shefi i stafit të Presidentes Vjosa Osmani,ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po glorifikon kriminelët.

Përvec kësaj, Vela përmes një postimi në Tëitter, akuzoi presidentin serb se po i inkurajon edhe lëvizjet fashiste në Serbi.

Këtij postimi Vela ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi me pamje nga zhvillimet e fundit në Serbi, ku janë vënë në dukje idetë fashiste dhe përkrahja e kriminelëve.

“#Vuçiq po bën gjithçka për të bllokuar pajtimin me fqinjët e tij përmes glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës, duke mos zbatuar vendimet e ICTY dhe duke inkurajuar lëvizjet fashiste të Serbisë: Srpska Čast, Narodne Patrole, Zavetnici & Levijatan. Fytyra e vërtetë e një radikali!”, potencoi Vela.

Image
Fotografi e publikuar nga Blerim Vela në twitter

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat